Transmetuar më 02-04-2020, 09:05
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4, është vënë në prangat e policisë Tiranë.

I arrestuari është 52-vjeçari Qerim Musha, 52 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor “Vol-Vo 4”.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për të pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Ndaj Mushës i cili mbante detyrën e shoferit të Drejtorisë së Burgjeve, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Musha akuzohet se ka marrë para dhe ka ndërhyrë për lirimin e një të burgosuri.

Mega-operacioni të koduar “Vol-Vo 4”, i cili goditi një grup të strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik u shtri në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku u goditën katër grupe kriminale.

Po gjatë këtij operacioni u zbulua edhe laboratori i heroinës në Has. “Vol- Vo 4” është operacioni që goditi grupin Avdyli, gjatë të cilit u arrestua edhe Altin Avdyli, i njohur si “Niçja” i Shijaku. /a.y/noa.al