Transmetuar më 02-04-2020, 09:33
Lenda narkotike dhe parate e sekuestruara

Një person i dyshuar për shpërndarje droge, është vënë në prangat e policisë së Elbasanit.

Gjatë operacionit të koduar “Gramshi”, u sekuestruan dhjetëra doza me heroinë, një sasi e konsiderueshme parash e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, dy armë të ftohta dhe një sasi fishekësh për armë gjahu.

I arrestuari është A. D., 52 vjeç, lindur dhe banues në Gramsh, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Arrestimi i tij u bë në bazë të informacioneve operative të grumbulluara se 52-vjeçari shiste lëndë narkotike të llojit heroinë në qytetin e Gramshit.

Pas hetimit disamujor u arrit të kapet në flagrancë, si dhe të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 82 doza me lëndë narkotike heroinë, 113.700 lekë të reja, dy thika, dy aparate celular dhe një sasi fishekësh për armë gjahu.

Aktualisht operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. /a.y/noa.al