Transmetuar më 02-04-2020, 09:59
Foto ilustruese

Një person i cili tentoi të vidhte një sasi parash në një magazinë në Dukas të Mallakastrës është kapur në kushtet e flagrancës, me thikë në dorë.

42-vjeçari N. A., banues në Drenovë, Mallakastër, u kap duke tentuar të vidhte një sasi parash në magazinën e shtetasit P. I., në fshatin Dukas, Mallakastër, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga kontrolli personal ushtruar ndaj këtij shtetasi, policia gjeti edhe një thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore, rezulton se 42-vjeçari është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera në zonë dhe po punohet për dokumentimin ligjor të këtyre rasteve.

Ndaj tij hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /a.y/noa.al