Koronavirusi, vdes mësuesi grek i shkollës private në Korçë
Transmetuar më 02-04-2020, 11:03

Një mësues grek, i një shkolle private në Korçë ka gjetur vdekjen nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për një 51-vjeçar, i cili gjeti vdekjen në Kostur të Greqisë.

Mësohet se mësuesi i shkollës shqiptare, kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

51-vjeçari kishte shkuar në Greqi që pas mbylljes së shkollave, për të qenë i sigurtë.

Sakaq mësuesit e tjerë që kishin pasur kontakte me të u vetëkarantinuan. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Loading...