Transmetuar më 03-04-2020, 16:06

Drejtori i burgut të sigurisë së lartë në Tiranë, “313”, është vënë në prangat e policisë.

Pas gjashtë muajsh emërimi në këtë detyrë, Eduard Struga është arrestuar dhe shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Shkak për arrestimin e tij janë bërë dyshimet për korrupsion lidhur me një tender.

U deshën tre muaj hetime për të çuar në prangosjen e Strugës, ndërsa bëhet e ditur se bashkë me të janë ndaluar dhe dy persona të tjerë.

Hetimet lidhur me akuzat në fjalë janë në vijim, ndërsa si të përfshirë dyshohen edhe zyrtarë të tjerë të burgjeve.

Burgu “313” njihet si burgu ku vuajnë dënimin persona të akuzuar për krime të rënda. /a.y/noa.al