Transmetuar më 04-04-2020, 15:23

Kryedemokrati Lulzim Basha, kujton 11-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, me anë të një videoje.

“Të dashur bashkëqytetarë, sot u mbushën 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Unë kujtoj me krenari punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të qeverisë në ato vite për këtë arritje historike për të gjithë ne shqiptarët”, shkruan Basha.

Në vijim shton se puna, përkushtimi dhe ndershmëria shpërblehen gjithmonë.

Ndër të tjera shton se ndonëse sot po kalojmë ditë të vështira, thotë se ne nuk jemi vetëm.

“Bashkë do t’ia dalim! E keqja do të kalojë dhe ne do të ngrihemi më të fortë! Ne jemi NATO. Ditë më të mira”, thotë Basha. /a.y/noa.al