Transmetuar më 04-04-2020, 15:45

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon nga kryeministri Edi Rama që të vendosë ekuilibra të pranueshme në raportin e kufizimeve të lëvizjes me nevojat e qytetarëve për të përballuar situatën e rënduar.

"Masat kufizuese duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të ligjeve në fuqi, por edhe t’i përgjigjen vetëm nevojës dhe urgjencës së përballimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shpallur nga Këshilli i Ministrave", thotë z.Meta.

"Çdo masë e marrë duhet të jetë në përputhje me interesin e përgjithshëm publik dhe kombëtar, dhe në harmoni me hierarkinë e normave në fuqi, në mënyrë që miratimi i masave kufizuese të mos rrezikojë krijimin e konflikteve të reja sociale dhe gjyqësore", thotë z.Meta duke paralajmëruar kështu se ekziston edhe rreziku i trazirave sociale në vend.

Meta vlerëson se "bashkëpunimi më i ngushtë midis qytetarëve dhe institucioneve është garanci krysore për përballimin sa më efikas të kësaj situate për të gjithë".