Transmetuar më 04-04-2020, 17:49

“Transparenca dhe informacioni mbi gjendjen reale të infektimeve janë jetike për të ofruar garanci dhe siguri për stafet mjekësore dhe për të gjithë qytetarë”.

Kështu thotë kryedemokrati Lulzim Basha, i cili deklaron se testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

“Prandaj sa nuk është vonë i bëj thirrje qeverisë të shtojë urgjentisht numrin e testimeve dhe të bëjë publike gjithë kapacitetet tona laboratorike. Çdo vonesë jo vetëm fsheh të vërtetën por do të na kushtojë shumë shtrenjtë”, shkruan lideri i opozitës.

Ai thotë se sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë të infektuar, aq më gjatë do të vazhdojë karantina dhe më shumë do të thellohet kriza ekonomike.

Në vijim nënvizon se “Koha për të vepruar është Tani! Çdo ditë e humbur kushton jetë!”. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE