Transmetuar më 04-04-2020, 22:04

Një konflikt me pasojë plagosjen ka ndodhur në Lezhë.

Dy persona në qytetin e Lezhës dyshohet se kanë thyer karantinën për tu konfliktuar, ku janë përdorur edhe sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në qytet, ku mësohet se një person ka mbetur i plagosur pasi është goditur me sende të forta.

Nga raportimet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, e ndërsa i dyshuari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është shoqëruar në polici.

Po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes./a.k/noa.al/