Transmetuar më 05-04-2020, 18:19

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha këmbëngul në thirrjen e tij drejtuar qeverisë për rritjen e numrit të testimeve.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se “për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve.

Sipas tij numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë.

“Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve.

Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë!

Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit, dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave. Sa më pak testime aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike. Duhet vepruar TANI, çdo ditë e humbur kushton jetë”, shprehet Basha./a.k/noa.al/