Transmetuar më 05-04-2020, 22:33

"Ne po mësojmë shumë rreth armikut të padukshëm. Ai është i ashpër dhe i zgjuar, por ne jemi më të ashpër dhe më të zgjuar!". Me këto fjalë iu drejtua amerikanëve presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në një mesazh para pak minutash.

Z.Trump nuk dha detaje mbi këtëtë deklaratë. Ai njoftoi se në minutat në vijim do të futej në një mbledhje me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë.

"Mund të dal ose mund të mos dal për një Konferencë shtypi pas takimit, në varësi të informacionit të ri që do të kemi. Bisedimet dhe takimet e sotme premtojnë shumë, por do të duhen edhe dy javë akoma", tha z.Trump. /noa.al/