Transmetuar më 06-04-2020, 14:23

Kreu i qeverisë iu drejtua edhe një herë liderit demokrat Lulzim Basha që të heqë dorë nga akuzat e pabaza politike në këtë situatë, pasi theksoi se ai dëgjon ekspertët e fushës edhe për kryerjen e testeve që kryepozitari kërkon të bëhen më masivisht. Rama tha se është kohë për të bashkëpunuar kundër koronavirusit për ta fituar këtë luftë.

“Më duhet të rikthehem tek një pikë që s’dua të kthehem, tek PD dhe opozita. Duhet t ‘ja përsëris nuk merret kjo për të bërë opozitë të llojit që edhe ai lloj është skarco por kjo është zgjidhja juaj. Nuk është koha për opozitë. Duke bërë që PD mendon se duhen bërë teste, çfarë është PD, institut i certifikuar nga OBSH.

Si mundet të sulmohen ata që punojnë me stresin më të madh, ekspertët e shkëlqyer. Jo more Lulëzim, unë them atë që më thonë ata. Dhe do zbatoj këshillat e tyre dhe strategjinë e testeve nuk e bëj unë por ata. Do ti apo nuk do ti. Do PD apo s’do PD. Kontribuo dhe të kontribuojmë për të fituar këtë luftë. ”- tha Rama.

Më tej kryeministri ka ftuar opozitën që të korrigjojë qeverinë në vendimet e saj dhe mos informojë publikun me mjete kriminale. “Nuk është kohë për dini apo nuk dini. Është koha për të koordinuar së bashku, dhe ja kam thënë në sy të gjithë Komitetit të Sigurisë Kombëtare. Nëse keni diçka që ju shqetëson pyesni, dëgjoni.

Do ju përgjigjemi. Na ndihmoni të korrigjohemi. Dhe më pas mund të dilni kur e shihni si të padrejtë. Por jo duke informuar publikun me mjete që janë tmerr në kohë paqeje kurse në kohë lufte janë kriminale”, tha Rama./b.l/noa.al/