Transmetuar më 06-04-2020, 15:04

Gjykata e Posaçme ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtorin e Burgut nr.313 në Tiranë, Eduart Struga, i cili u arrestua disa ditë më parë.

Ndryshe nga Struga, gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të arrestuarit e tjerë, Shefin e Logjistikës, Florin Ahmeti dhe tregtarin Ervin Kurtalla, si pjesë e grupit.

Eduart Struga së bashku me shefin e logjistikës dhe përfaqësuesin e subjektit u arrestuan 3 ditë më parë pas një hetimi 1 mujor  nga Prokuroria e Tiranës.

Nga hetimet rezultoi se Eduard Struga me shefin e logjistikës i kanë marrë përfaqësuesit të dyqanit 550 mijë lekë në këmbim të favoreve për t’i dhënë lejen brenda burgut./b.l/n oa.al/