Transmetuar më 06-04-2020, 16:03

Një numër i madh njerëzish kanë vërshuar në vende të njohura turistike dhe në qytete të njohura të Kinës gjatë kësaj fundjave, e cila ishte një fundjavë festash.

Kjo, pavarësisht paralajmërimeve të bëra nga autoritetet shëndetësore sipas së cilave rreziku i pandemisë ende nuk ka kaluar, raporton CNN.

Imazhe nga parku i Huangshanit në provincën e Anhuit të shtunën më datë 4 prill tregojnë me mijëra njerëz që rrinë të ngjitur me njëri-tjetrin, ndërkohë që në fytyrë mbajnë maska.

Nga foto shihet qartë dëshira dhe entuziazmi i madh i këtyre njerëzve për të dalë në natyrë pas shumë muajsh nën masa shtrënguese për shkak të infeksionit që e pati zanafillën pikërisht në këtë vend.

Me numrin e infeksioneve të reja në Kinë që po bien, qeveria e vendit ka nisur përpjekjet për të rifilluar jetën në vend, duke rihapur sektorin e prodhimit dhe shërbimeve. Masat shtrënguese dhanë një ndikim të fortë në çdo sektor të ekonomisë së vendit, duke ngritur shqetësime të forta për efekte afatgjata. /e.i/noa.al/

Në foto: Sot në Pekin po festohet Festivali Qingming

Në foton qendrore: Vizitorë në parkun malor Anhui provinca Huangshan të shtunën më 4 prill 2020. Ata e kaluan limitin e lejuar 20,000 vizitorë njëherësh