Transmetuar më 06-04-2020, 17:26

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim i tërheq veshin klasës politike shqiptare, lidhur me situatën me të cilën po përballet vendi, prej emergjencës së koronavirusit.

Ajo kërkon bashkëpunim për përballimin e situatës dhe të lihet mënjanë lufta politike.

“Bisedova me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryedemorkatin Lulzim Basha për t’i lavdëruar për bashkëpunimin e tyre në luftën kundër COVID-19. Tani nuk është koha për të bërë politikë. Lufta nuk mund të fitohet pa bashkëpunimin dhe disiplinën si nga liderët politikë ashtu edhe nga populli”, shkruan kryediplomaatja amerikane. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE