Transmetuar më 06-04-2020, 18:14

Qeveria ka pranuar kërkesën e opozitës për të bërë teste masive për të gjurmuar rastet me Covid-19 dhe ka porositur 30 mijë tamponë të rinj.

Kjo është një strategji e re që do të përdoret nga qeveria pasi deri tani janë kryer teste të kufizuara në vendin tonë. Që nga konfirmimi i rastit të parë me koronavirus dhe deri më sot, janë bërë 2571 teste për Covid-19 në të gjithë Shqipërinë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se strategjia e testimit vendoset nga ekspertet dhe se gjurmimi epidemiologjik kryhet sipas standardeve.

“Ne nuk kemi probleme me kapacitetet. Kemi aktualisht dhe kemi porositur edhe 30 mijë teste të tjera. Por strategjinë e testimit e vendosin ekspertët. Ne po zbatojmë rekomandimet e OBSH-së për testim testim testim për çdo rast të dyshuar”, tha Manastirliu.

Numri total i të infektuarve në Shqipëri është 377, nga të cilët kanë ndërruar jetë 22 persona./a.m/noa.al