Transmetuar më 07-04-2020, 11:50

Një rast i ri konfirmohet me koronavirusi në qarkun e Korçës. Raportohet se personi i prekur me Covid-19 është një punonjës policie.

Pasi bëri testimin me tampon, rezultatet e tij konfirmuan se efektivi i drejtorisë së kufirit është i prekur me virusin e ri.

Punonjësi i Policisë dyshohet të jetë infektuar nga kolegu i tij, i cili u raportua me koronavirus 6 ditë më parë.

Momentalisht janë dezinfektuar të gjitha ambientet e brendshme të policisë së Korçës.

Më herët dje u raportua për infektim edhe të tre punonjësve të policisë në Has. Opozita ka bërë thirrje që forcat policore dhe ato ushtarake në terren të testohen masivisht por kjo kërkesë nuk është pranuar nga qeveria.