Infektohet me koronavirus hoxha në Kosovë, izolohet i gjithë fshati
Transmetuar më 08-04-2020, 09:38

Një hoxhë në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë, Kosovë ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Kryetari i komunës Xhafer Tahiri tha se janë bërë 33 teste, 8 prej të cilëve kanë dalë pozitivë.

Nga rastet e konfirmuara, 7 persona i përkasin një familje, përfshirë imamin e fshatit, gjë që ka sjellë të gjithë izolimin e zonës.

I kontaktuar nga ‘Dukagjin’, kryetari i komunës deklaroi: “Ne kemi marrë masa me Ministrinë e Shëndetësisë. Nuk po arrihet ende të gjurmohet se si ka ardhur te infektimit. Por, fshati është karantinuar”.

Tahiri theksoi se edhe sot do të vazhdojnë masat për të gjitha bizneset që punëtorët që të punojnë me maska dhe doreza. /a.m/noa.al

Loading...