Kërcënohet me jetë Albin Kurti: 10 milionë euro për kokën e tij
Transmetuar më 11-04-2020, 07:38

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar me jetë. Kërcënimi ndaj tij është bërë nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku një person me emrin Daniel Arianitti, ka ofruar 10 milionë euro për kokën e tij.

Madje ai e ka krahasuar me ish-liderin kuban, Fidel Kastro.

“10 milionë euro kush ma sjell kokën e Albinit, Fidel Castros, psikopatit shqiptar”, ka shkruar Arianitti në Facebook.

Kërcënimi ndaj tij është denoncuar në polici nga Lëvizja Vetëvendosje, ku zëdhënësi i saj Arlind Manxhuka, ka bërë me dije se çështja po hetohet.

“E di që shumë prej jush e keni marrë me shumë seriozitet një kërcënim të një personi që kishte bërë ndaj Albinit në FB, por nuk është zgjidhje që privatisht e personalisht të merreni me të, madje s’do të duhej”, ka shkruar Manxhuka. /a.y/noa.al

Loading...