Konsiderohej si trafikanti më i madh i drogës, vdes nga koronavirusi njeriu që Vuçiç kërkoi arrestimin e tij
Transmetuar më 12-04-2020, 17:44

Ndërron jetë nga koronavirusi, Dragoslav Kosmajac, i njohur si trafikanti më i madh i drogës në Serbi.

Dragoslav Kosmajac, ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme në Qendrën Klinike-Spitalore Dragisa Misovic në Beograd.

Kosmajac ka qenë në spital që nga fundi i muajit mars dhe ka shfaqur gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të pandemisë.

Ai u bë i njohur për Serbinë kur kryeministri i Serbisë në 2014, Aleksandar Vucic e quajti “trafikantin më të madh të drogës” dhe kërkoi arrestimin e tij.

Akuzat ndaj tij nuk u vërtetuan megjithëse u arrestua dhe pasuria iu konfiskua përkohësisht. Nuk pati prova për përfshirje në trafikun e drogës ndërsa akuza e vetme që rëndoi mbi të ishte ajo e evazionit fiskal.

Vucic, asokohe Kryeministër i Serbisë, vijoi me akuzat kur tha në një intervistë që i dha KRIK-ut në vitin 2016 se hetimi ndaj Dragoslav Kosmajac dështoi sepse individët që e morën përsipër çështjen, “punuan me Kosmajac”./a.k/noa.al/

Loading...