Nëse do të ishte Kryeministër, çfarë masash do merrte? Përgjigjet Samir Mane
Transmetuar më 15-04-2020, 00:53

“Dalëngadalë Shqipëria duhet të fillojë hapjen e bizneseve”. Kështu u shpreh në një lidhje në emisionin “Opinion” sipërmarrësi Samir Mane.

I pyetur nëse do të kishte qenë në vend të Kryeministrit çfarë masash do të kishte marrë, Samir Mane tha:

“Do të kisha ndjekur një politikë më liberale në hapjen e bizneseve. Ndoshta nga fakti që jam vetë në biznes. Nuk do t’i hapja qendrat tregtare, por do të kisha një rrugë më të avancuar ndoshta për hapjen e bizneseve.

Një pjesë e parave që po paguhen tani nga shteti, nuk do të shpenzoheshin nëse disa biznese do kishin qenë të hapura”.

Kurse lidhur me krahasimin e masave të Shqipërisë përballë atyre të Maqedonisë, Mane tha:

“Kemi biznese që në Maqedoni janë të hapura dhe në Shqipëri jo. Natyrisht që çdo qeveri ka prioritetet e veta, por jam i sigurt që me protokolle të forta një pjesë e bizneseve edhe mund të hapen gradualisht”.

Sipas Manes bizneset që rrezikojnë të qëndrojnë më gjatë të mbullura janë ato që mbledhin më shumë njerëz, si turizmi, baret apo restorantet.

“Një supermarket me standarde ndërkombëtare apo një dyqan me veshje kanë rrezikun më të vogël”, u shpreh biznesmeni.

Loading...