Tronditëse nga Kosova/ Koronavirusi i merr jetën gruas shtatzënë
Transmetuar më 21-04-2020, 09:19

Një grua shtatzënë në Kosovë e prekur ka humbur betejën me koronavirusin mëngjesin e sotëm. Ajo ishte shtruar në Klinikën Infektive që prej datës 15 prill.

Lajmin e konfirmoi për mediat kosovare drejtori i Shëndetësisë në Gjakovës, Ferdinand Kolaj.

“Sot kemi marrë një informacion se një paciente e jona nga Gjakova ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive të QKUK’së. Ajo sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë”, tha Kolaj.

Arjeta Zogaj-Berisha, mjeke në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka deklaruar dje se pacientja nga Gjakova ishte e intubuar. Ajo tha se kishte shpresën se shtatzëna mund ta përballonte sëmundjen dhe se foshnja ishte me shëndet të mirë, por fatkeqësisht ato nuk arritën ta mposhtin koronavirusin.

Vdekja e gruas nga Gjakova e çoi në 16 totalin e viktimave në Kosovë.

Deri tani, Kosova ka regjistruar 598 persona të infektuar dhe 123 janë të shëruar./a.m/noa.al

Loading...