Transmetuar më 23-04-2020, 13:28

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, propozon emrin e Avdullah Hotit si kandidat për Kryeministër të Kosovës.

Në një komunikim të ditës së sotme, ai bëri me dije se nuk është në gjendje që ta marrë përsipër vetë këtë përgjegjësi për shkak të disa problemeve shëndetësore.

“Me vullnetin e të gjithëve, Hoti është propozuar nga Kryesia për kryeministër në qeverinë e Kosovës, që bashkë me subjektet tjera parlamentare do t’ia prezantojmë Kuvendit”, u shpreh ai.

Mustafa bëri me dije Hoti do të bashkëpunojë edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se “S’do ti hyjmë me dhunë qeverisë! S’do të punojmë me inate, s’do të nxjerrim askënd”. /a.y/noa.al