Koronavirusi i merr jetën një tjetër personi në Kosovë
Transmetuar më 23-04-2020, 14:52

Koronavirusi i merr jetën një tjetër pacienti të shtruar në spital në Kosovë.

Me rastin e sotëm, shkon në 19-të numri total i viktimave.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se Klinika Infektive njofton se, sot në orët e pasdites, në mjekimin intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti K. Q., 53 vjeç, nga komuna e Prizrenit.

“Pacienti ishte shtruar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë më 13 prill dhe që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rëndë dhe në përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet me dije se tek pacienti gjatë ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e Covid -19, të cilat pavarësisht trajtimit intensiv, nuk mundën që ti shpëtonin jetën. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Loading...