Maqedonia e Veriut konfirmon 3 viktima nga koronavirusi
Transmetuar më 26-04-2020, 17:50

Maqedonia e Veriut konfirmon 3 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet e reja, janë një në Shkup dhe një tjetër në Kumanovë.

Me vdekjet e fundit, shkon në 62 numri i përgjithshëm i viktimave nga Covid-19.

Ndërkaq janë regjistruar 19 pacientë të shëruar brenda një dite.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në total numri i të shëruarve është 500.

Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit janë infektuar 19 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1,386./a.k/noa.al/

Loading...