Meta takon kreun e fasonistëve: Sektori në situatë mjaft kritike, qeveria ta mbështesë
Transmetuar më 27-04-2020, 12:05

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar, Gjergji Gjika.

Ai thotë se dëgjoi me vëmendje, nga afër, problematikat e bëra publike prej kohësh të këtij sektori të rëndësishëm social dhe ekonomik të vendit.

“Z. Gjika theksoi urgjencën e mbështetjes së sektorit fason, që është në një situatë mjaft kritike, si nga kufizimet brenda vendit, ashtu edhe nga tronditjet e tregjeve ndërkombëtare”, shkruan Presidenti.

Meta shton se gjatë bisedës, theksoi se i ka kërkuar qeverisë mbështetje për kërkesat e këtij sektori, dhe se do të vazhdojë të insistoj për një vlerësim sa më të shpejtë, realist dhe praktik, për të evituar kolapsin e sektorit fason dhe për të mbështetur punonjësit, gjithashtu. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Loading...