Futbollisti i Bylisit, Jurgen Goxha dhuroi “spektakël” në lidhjen me “FanZone”, në SuperSport, ndersa foli për ndikimin e krizës së koronavirusit në xhepat e futbollistëve.
Ai ka deklaruar se ka 3 muaj pa paguar, ndersa shtoi se nuk ka para për tu martuar.
Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të hedhë sytë edhe nga sporti.
“Kryeministri sheh vetëm ministrat e tij. Ai duhet të na shikojë edhe ne, futbollistët, pasi unë tani jam i fejuar. Me çfarë të martohem kur kam 3 muaj pa u paguar? Faleminderit Federatës që na ndihmoi, pasi mbyllim një plagë të vogël”, tha ai.
Jurgen Goxha, ndër të tjera tha:
“Jam stërvitur në kushte shtëpie dhe në orare të caktuara kam bërë edhe aerobi në det, pasi e kam afër këtu në Durrës. Rri dhe shikoj golat dhe ato ndërhyrjet, por më mungojnë më shokët e skuadrës se ne pa futboll nuk kemi jetë.”-/a.k/noa.al/