Greqia goditet nga tërmet 6.5 ballë, epiqendra në Kretë
Transmetuar më 02-05-2020, 15:30

Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës rihter, goditi ishullin grek të Kretës mesditën e sotme.

Tërmeti ishte me 10 kilometër thellësi.

Lëkundjet e forta bënë që banorët të dalin të frikësuar nga banesat, për shkak se zgjatën disa sekonda.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të zonës Agios Nikolaos, ndërkohë që u shënua në orën 15.51 me orën vendase, ose në 14.51 me orën tonë. /a.y/noa.al

Loading...