Transmetuar më 03-05-2020, 16:06

Një pacient ka ndërruar jetë në Mitrovicën e Veriut në Kosovë nga koronavirusi.

Personi në fjalë ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Me vdekjen e fundit, bilanci total i jetëve të humbura shkon në 22 persona.

Ndërkohë të infektuarit kanë shkuar në 823, për shkak se janë konfirmuar 3 raste të reja me COVID-19 në Leposaviq.

Nga ky bilanc 336 persona e kanë mposhtur COVID-19 pasi janë shëruar./noa.al/