Meta takon Dukën: Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti
Transmetuar më 07-05-2020, 12:34

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, lidhur me situatën e koronavirusit dhe ndikimin në futboll.

“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armand Duka, i cili më njohu me protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur”, shkruan Meta.

Ai shpreh besimin se me përpjekje dhe mirëkuptim, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t’i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokollin e duhur sanitar, jetës futbollistike, por edhe sportive në vend.

“Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti”, thotë kreu i shtetit. /a.y/noa.al

Loading...