Transmetuar më 07-05-2020, 19:37

Të mbyllura prej dy muajsh, baret dhe restorantet pritet të hapen pas datës 18 maj, por me masa të rrepta sigurie që i gjeni të detajuara në fotogaleri.

Asgje nuk do jetë më si më parë, dhe fillimisht shërbimi për klientët do të bëhet vetëm në ambientet e jashtme të bizneseve.

Nëse punonjësit shfaqin simptomat duhet telefonuar menjëherë mjeku i familjes. Gjithashtu çdo punonjës i bar – kafesë ose restorantit është i detyruar të deklarojë te përgjegjësi nëse ka pasur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Punonjësit do të jenë gjatë gjithë kohës me maska dhe doreza dhe duhet të dezinfektojnë e lajnë duart sidomos pas marrjes së parave nga klienti.

Dorezat e dyerve, tavolinat, tabaka shërbimi dhe banakët e lokaleve në bar dhe restorant duhet të dezinfektohen dhe pastrohen shpesh.

Personeli i barit duhet të qëndrojë 1.5 metër larg nga klienti, ndërsa nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të tjera.

Protokolli i sigurisë rekomandon pagesën e parave në kartë krediti për shmangur prekjen e parave cash.

Në lidhje me tavolinat duhet respektuar distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë të paktën 1m larg, e për rrjedhojë, klientët ta shohin përballë njëri – tjetrin nga një distancë prej të paktën 2 metra.

Subjekti bar – kafe ose restorant për të ruajtur distancimin fizik me klientët duhet të sigurojë një korridor të dedikuar për klientët deri në nivelin e arkës dhe duhet të vendosë shenjat vizuale në dysheme, shirita me ngjyra, ose shenja për t’u treguar klientëve respektimin e distancës fizike. /k.k/noa.al/