Merret vendimi zyrtar, ja kur rinis kampionati anglez i futbollit
Transmetuar më 11-05-2020, 18:39

Për të gjithë të apasionuarit pas futbolli, dhe konkretisht atij anglez, kampionati do të rifillojë nga 1 qershori.

Kryeministri Boris Xhonson mori këtë vendim së bashku me pjesën tjetër të Qeverisë.

Sporti do t’i duhet të ndjekë protokollet e parashikuar në programin prej 60 faqesh të prezantuar këtë mëngjes nëse kërkon që të rifillojë aktivitetet.

Ky është një lajm i mirë për Football Associaton, që po mendon të rinisë kampionatin në datën 12 qershor.

Gjithsesi, spordashësit nuk do kenë mundësi të shijonë ndeshjet në stadium, për një afat ende të pacaktuar. /k.k/noa.al/

Loading...