Transmetuar më 13-05-2020, 11:56

Kina lëshon në orbitë dy satelitët e parë nga 80 në total, pjesë e projektit “Internet of Things”, të cilët do të shërbejnë për një sërë qëllimesh, që nga komunikimi e deri te monitorimi ambiental.

Një nga dy satelitët është pagëzuar me emrin “Wuhan”, për të bërë homazh për sakrificën e banorëve të qytetit kinez, në luftë me koronavirusin.

Dy satelitët u lëshuan me vektor Kuaizhou-1A.

Në to shkruhet “Wuhani heroik, Kina e madhe” dhe “Homazh ndaj punonjësve të shëndetësisë”. /a.y/noa.al