Misteri i zhdukjes së shkencëtares kineze, punonte në laboratorin e Wuhan
Transmetuar më 13-05-2020, 14:45

Një prej shkencëtareve kineze më të njohura në botë, është zhdukur pa gjurmë.

Bëhet fjalë për 55-vjeçaren Shi Zhengli, e cila drejton qendrën e sëmundjeve infektive në laboratorin e virologjisë në Wuhan, prej së cilës prej disa javësh nuk ka më lajme.

Në Kinë por jo vetëm, Shi Zhengli është e njohur me epitetin “gruaja-lakuriq nate”, për shkak të zbulimeve të saj.

Shkencëtarja ka drejtuar një ekip virologësh, të cilët arritën të zbulonin se virusi përgjegjës për problemet respiratore, Sars, vinte nga lakuriqët e natës, dhe kishte studiuar mënyrën se si këto viruse bën kapërcim mes specieve, për të infektuar njeriun.

Sapo në Kinë u zbulua epidemia e shkaktuar nga Sars-CoV-2, Shi Zhengli u ngarkua që të kryejë kërkime të reja lidhur me koronavirusin e ri. Në laboratorin e Wuhan, studiuesja u mundua që të kuptonte se virusi nuk ishte përhapur për shkak të një gabimi njerëzor.

Prej disa javësh ama, ajo është zhdukur pa gjurmë dhe nuk po gjendet, shkruan noa.al.

Ka nga ata që mendojnë se Shi Zhengli është detyruar që të heshtë nga qeveria e Pekinit dhe të tjerë që besojnë se është strehuar në Europë, me gjasë në Francë dhe se po bëhet gati për të publikuar dokumente të bujshme lidhur me studimet e saj. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Loading...