Transmetuar më 14-05-2020, 15:00

Autoritetet shëndetësore ruse kanë urdhëruar ndërprerjen e përdorimit të respiratorëve Aventa-M, model i dhuruar edhe Italisë, pasi janë të lidhura me zjarrin e rënë në një qendër kurimi, ku qarku i shkurtër i tyre shkaktoi gjashtë të vdekur.

Enti rregullator i shëndetësisë, Roszdravnadzor, ndërpreu përdorimin e respiratorëve Aventa-M të prodhuar në prill 2020, në një fabrikë në Urale.

Në muajt e kaluar u dërguan në Itali, 150 modele të tilla, të destinuar për në spitalet e Bergamos dhe Milanos.

Respiratorët po përdoreshin për të kuruar pacientë në spitalet e Moskës dhe Shën Petërburgut, ku pak ditë më parë ra zjarr.

Këto respiratorë bënin pjesë edhe në një paketë ndihme ruse ndaj SHBA, të dërguara në fillim të prillit. /a.y/noa.al

Zjarr në spital, vdesin 5 pacientë me koronavirus

PËRDITËSIM LIVE