Princesha e Austrisë gjen vdekjen në moshën 32-vjeçare
Transmetuar më 15-05-2020, 08:13

Princesha María Galitzine, stërmbesa e Carlos I, perandorit të fundit i Austrisë, gjeti vdekjen këtë të enjte në moshën 32-vjeçare.

Sipas mediave vendase shkak për vdekjen e saj u bë një aneurizëm masiv në kraharor.

Princesha jetonte në Houston, të Texas, SHBA me të shoqin Rishi Roop Singh, me të cilin u martua në vitin 2017 dhe me djalin Maxim, 2 vjeç.

Kjo është vdekja e tretë në familjen mbretërore austriake në muajt e fundit.

Maria Teresa Borbone-Parma, mbesa e Carlo I, gjeti vdekje në moshën 86-vjeçare si pasojë e koronavirusit në prill.

Pak ditë më vonë po nga Covid-19, ndërroi jetë edhe Diana Bourbon-Parma, kushërira e tij. /a.y/noa.al

Loading...