Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padi në Prokurori kundër shembjes: Akt-ekspertimi me dokumente false
Transmetuar më 15-05-2020, 11:07

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar ditën e sotme një padi në Prokurorinë e Tiranës, kundër shembjes së objektit.

Padia është bërë për inxhinierët që kanë firmosur shembjen e Teatrit, duke hedhur akuza se akt ekspertimi është bërë me dokumente të falsifikuar.

Të paditurit janë inxhinieri Artur Hasantare, me funksion përgjegjës sektori pranë Institutit të ndërtimit, inxhinier Olsi Nunaj, me funksion specialist pranë Institutit të Ndërtimit dhe arkitekte Elbarina Kola, me funksion specialist pranë Institutit të Ndërtimit.

Në dalje të organit të akuzës përfaqësuesit e Aleancës, thanë se nuk ka akt-konstatim për shembjen dhe se inxhinierët nuk kanë qenë asnjëherë në objekt.

“Tre nga këta specialistë, dy inxhinierë dhe një arkitekt kanë propozuar Bashkisë shembjen e objektit pa ardhur pa e këqyrur në tërësinë e vet. Janë totalisht jashtë këtij akti, nuk janë firmëtar të vitit 2018, janë futur rishtazi, është e qartë që janë përdorur ose janë vetë ofruar për t’u përdorur. Nuk ka një akt konstatim të ri, ky është bërë në tavolinë, është i njëjti si ai i 2018 dhe pavarësisht që nuk kanë ndryshuar asnjë fjalë, kanë dhënë një vendim që nuk e dhanë ata të 2018”, deklaruan në dalje.

(Vijon…)

"Vendimi i paligjshëm"/ "Europa Nostra" reagon për teatrin: Një nga 7 ndërtesat më të rrezikuara të Evropës

Erion Veliaj "mbledh" KB 4 ditë para datës që njoftoi: Të shkatërrohet Teatri Kombëtar

Loading...