“Po më përgjojnë”, Stresi denoncon dhe nuk kursen sharjet me “listën e dasmës”
Transmetuar më 15-05-2020, 13:08

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi bën një denoncim i revoltuar teksa thotë se po e përgjojnë.

Ai thotë se nuk ka vrarë askënd dhe as mban armë me vete, dhe as drogë nuk shet.

Por ai nuk kursen sharjet me “listë dasme”, kur thonë përgjimet nuk po i bëhen nga komisariati i zonës, por nga një tjetër strukturë.

“Unë si kam hap kurrë sfidë shtetit sepse është e kotë, por jam gjithmonë deri në vdekje kundra shtetit! Pse do thoni ju?? Kurrë nuk kam vra askënd! Kurrë s’kam shit e as s’kam bo turp nëpër rrugë, as nuk kam mashtruar.

Ndoshta drejtorët e dinë ose nuk e dinë që mua po më përgjojnë me përgjime ambientale jo nga komisariati i zonës time po nga tjetër strukturë e shtetit. Armë nuk mbaj me vete s’iu jap shansin legenave me m’kap mo. Drogë nuk shes, cannabis nuk mbjell, me prostitucion kurrë s’jam marrë se burrat që janë burra se bojn atë punë. A ka mundësi të ikni me ato përgjime amatorash se do t’ju q. li listën e dasmës o eprora. Jam e do jem fisi Lushaj deri në vdekjen time, që pasova nga baba im Sali Lushaj, që per demokraci e liri mos me kursy as jetën. Turp të keni që përgjoni akoma. Ju vjen inati që infot i kemi 1000%. Bb4life”, shkruan Stresi. /a.y/noa.al

Loading...