Njëlloj si skenar filmi! Njihen gjatë të shtënave, ai i shpëton jetën dhe… martohen
Transmetuar më 16-05-2020, 12:59

U njohën gjatë disa të shtënave me armë, ku ai i shpëtoi jetën. Por tashmë çifti do të martohet. Duket si një skenar filmi, por ka ndodhur me të vërtetë.

Austin Monfort është një 29-vjeçar amerikan nga California dhe Chantal Melanson, një 24-vjeçare kanadeze.

Ata u njohën gjatë të shtënave me armë zjarri në Las Vegas, në vitin 2017.

Gjithçka kur 64-vjeçari Stephen Paddock, hapi zjarr ndaj të pranishmëve në festivalin e muzikës country, nga kati i 32-të i Mandalay Bay Hotel, duke vrarë 58 persona.

Nëse nuk do të kishte njohur Austin, Chantal me gjasë nuk do ia kishte dalë. Ishte pikërisht ai që e mbrojti, e largoi nga zona e koncertit, teksa Paddock qëllonte mbi njerëzit e pranishëm, shkruan noa.al

Që nga ai moment dy të rinjtë nuk u shkëputën më dhe tani janë në prag të martesës dhe nëse nuk do të ishte situata e koronavirusit, do të kishin lidhur kurorë më 15 maj.

“Mendimet tona janë me gjithë ata që u detyruan që të shtyjnë datën e dasmës prej koronavirusit. Anulimi i kësaj date na mërzit, por martesa do të mbahet në një moment të dytë”, njofton çifti. /a.y/noa.al

Loading...