Mënyra e veçantë si po e mbështesin qytetarët, Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit
Transmetuar më 16-05-2020, 15:33

Në Tiranë, qytetarët kanë nisur të mbështesin në një mënyrë të veçantë dhe domethënëse, përpjekjet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Ata kanë nisur të sensibilizojnë, por edhe të demonstrojnë mbështetjen e tyre për ruajtjen e godinave të kompleksit të Teatrit Kombëtar.

Në këtë foto të sotmen, në rrugën "Kongresi i Lushnjës", afër "21 Dhjetorit" në Tiranë, shihet një banderolë ku shkruhet "Mbro lirinë tënde, mbro teatrin".

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, duke shprehur respekt për këtë veprim qytetarie", fton dhe qytetarë të tjerë që të bëhen pjesë e nismës "Na ndihmoni nga shtëpia juaj!". /noa.al/

Loading...