Meta: Dekret për shpërndarjen e Parlamentit, por edhe të Qeverisë së Ramës
Transmetuar më 21-05-2020, 21:45

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sonte se aksioni i tij politik nuk është ndalur madje po planifikon shpërndarjen e Parlamentit dhe të Qeverisë.

Në intervistë sonte në Syri Tv, z.Meta tha se "nëse do të nxjerr dekret për shpërndarjen e Parlamentit, do të nxjerr dekret edhe për shpërndarjen e qeverisë".

Këtu z.Meta bëri një tjetër paralajmërim kut tha se dekretin për shpërndarjen e qeverisë "ta zbatojë populli shqiptar ".

Duke u ndalur te argumenti, z.Meta shtoi: "Dakord e shpërndaj parlamentin që nuk është kaq e thjeshtë nga ana kushtetuese, por jo e pamudnur. Por unë duhet të kem një situatë që i gjithë populli ta dojë. Por të dalin nja 20 burra që ta çojnë vendin në zgjedhje se me këtë qeveri nuk shkohet në zgjedhje. Këtë krizë e zgjidh vetë populli shqiptar. Edhe presidenti, të ndërpritet mandati dhe të votohet nga populli dhe të gjithë të respektojnë vullnetin e sovranit. Unë jam gati të bëj edhe zgjidhje të tjera, por duhet të jenë gati edhe ca burra që presidenti ti çojë në zyra, të drejtojnë qeverinë dhe të çojnë vendin në zgjedhje", tha Meta.

LIVE – Intervistë për gazetarin e mirënjohur, Çim Peka në Syri TV

Publiée par Ilir Meta sur Jeudi 21 mai 2020

LIVE – Intervistë për gazetarin e mirënjohur, Çim Peka në Syri TV (pjesa2)

Publiée par Ilir Meta sur Jeudi 21 mai 2020

Loading...