Valë e dytë koronavirusi? Trump: Nuk do i mbyll SHBA-të
Transmetuar më 22-05-2020, 08:58

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se nuk do i mbyll sërish Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse në vend do të rikthehet një valë e dytë koronavirusi.

Gjatë vizitës së bërë në fabrikën e makinave ‘Ford’ në Michigan, Trump tha se “Jemi duke shuar zjarret, nuk do e mbyllim vendin, por do shuajmë zjarrin. Edhe nëse do të ketë një valë të dytë nuk do i mbyll SHBA-të”.

Këto fjalë të tij vijnë teksa 50 shtete të SHBA-ve kanë lehtësuar masat.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar se hapja e shpejtë mund të sjellë një valë të dytë koronavirusi, në vjeshtë dhe në dimër. /a.y/noa.al

Loading...