“Platforma”, Meta i përgjigjet Ramës: Që gënjen nuk është më lajm as për të huajt
Transmetuar më 22-05-2020, 14:10

Pasi Kryeministri Edi Rama mohoi që Presidenti Ilir Meta i kishte dërguar projekt-platformën me 14 pika për integrimin dhe drejtësinë, nuk ka vonuar reagimi i kreut të shtetit.

Ai thotë se që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që më 8 prill 2020 është fakt.

“Që Rama gënjen nuk është më lajm as për të huajt”, shkruan Meta.

Ky reagim vjen pasi kreu i qeverisë mohoi që Presidenti ti ketë ndonjë platformë, ndonëse u shpre i gatshëm që të ulet në çdo moment me të, por edhe me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi ‘i’ të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht. /a.y/noa.al

Rama i përgjigjet Metës: S’më ke dorëzuar asnjë platformë, por i gatshëm të ulem në tryezë

Meta prezanton projekt-platformën e integrimit: Ia dorëzova Ramës që në fillim të prillit, ende pa përgjigje

Loading...