Me kokainë në banesë, arrestohet shqiptari në Itali
Transmetuar më 22-05-2020, 18:43

Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga autoritetet e vendit fqinj pasi u kapën me një sasi kokaine.

Operacioni u realizua pas një pune të gjatë hetimore për të goditur veprimtari të trafikut të drogës në Vicenza.

Hetuesit hynë në banesat e tyre ku gjatë kontrolleve gjetën zarfe me 800 gram kokainë.

Agjentët antidrogë kanë sekuestruar edhe lloje të ndryshme të materialit që përdoret zakonisht për paketimin e drogës, dy peshore dhe çanta dhe pako të shumta celofani transparente që përdoren për paketimin e drogës.

Lëndë narkotike u gjet e fshehur edhe në një piano.

Pas kontrollit dhe sekuestrimit të drogës, policia arrestoi shqiptarin me iniciale P.A. dhe italianin. /k.k/noa.al/

Loading...