Transmetuar më 23-05-2020, 19:09

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu dhe disa anëtarë të famijes së tij u përfshin pak ditë më parë në një aksident automobilistik.

Ai iu ka dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve të ndjekësve të tij përmes një video të publikuar në “InstaStory” dhe i ka falenderuar ata që janë treguar të kujdesshëm ndaj tij dhe që janë interesuar për shëndetin e tij.

Këngëtari tregoi se gjendja e tij shëndetësore dhe e familjarëve është e mirë dhe që nuk ishte një aksident me pasoja të rënda.

“Kam qenë pjesë e një aksidenti, së bashkë me disa pjesëtarë të familjes sime. Të gjithë jemi shëndoshë e mirë. Ju falenderoj të gjithëve që keni treguar shqetësim dhe kujdes të veçantë. Ju dua të gjithëve. Faleminderit,”-Shkruan Ermali në reagimin e tij.