Transmetuar më 24-05-2020, 09:22

Edhe selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka uruar besimtarët për Fitër Bajramin.

Përmes një postimi në Facebook, SHBA ndan mesazhin se kjo ditë ofron një mundësi të mirë për reflektim.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Fiter Bajramin.

Sot, më shumë se kurrë, kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata.

Ndërsa bota përballet me sfida të reja, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!”, shkruhet në mesazh. /k.k/noa.al/