Transmetuar më 24-05-2020, 10:12

Arrestohen dy persona që vodhën një shumë parash në automjetin e shtetasit F.B. Bëhet fjalë për ngjarjen e datës 22 maj në një qendër tregtare në Tiranë.

D. H., 27 vjeç, dhe G. K. 44 vjeç, të dy banues në Tiranë, vodhën një shumë parash prej 20 milionë lekësh të rinj, si edhe 50 mijë franga, në automjetin e tij tip “Range Rover”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit F. B. dhe në momentin që ai është futur në qendrën tregtare, i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit.

Në momentin e kapjes, këtyre shtetasve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e  provës materiale një sasi parash prej 17.5 milion lekësh të reja dhe 50 mijë franga.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja". /k.k/noa.al/