Transmetuar më 24-05-2020, 10:31

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi u kap me lëndë narkotike.

25-vjeçari, me inicialet F.J., e mbante drogën në një vend të veçantë.

Ai e kishte fshehur lëndën narkotike në afërsi të një lumi në Romë, nën disa inerte.

Ndërkohë në trup iu gjetën 3 gramë kokainë, ndërsa në vendin ku ai ishte parë duke gërmuar me një shkop, u gjetën edhe 27 gramë të tjera, e ndarë në doza dhe e gatshme për t’u shitur.

Në shtëpi i riu kishte 5mijë e 800 euro, në një sirtar mes rrobave.

Aktualisht shqiptari është nën arrest shtëpiak, ndërsa hetimet vazhdojnë. /k.k/noa.al/