Transmetuar më 24-05-2020, 11:12

Një grua ka humbur jetë pas disa ditësh në terapi intensive në spitalin Covid 1.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 9 raste të reja me koronavirsu, nga 146 teste, sipas raportit të përditësuar të Task Forcës.

Pesë raste janë në Tiranë, 3 në Durrës dhe një në Shkodër.

Sa i përket të shëruarve, ata janë 6, teksa aktualisht kemi 177 raste aktive në të gjithë Shqipërinë, dhe në total janë infektuar 998 persona.

Sipas autoriteteve të shëndetësisë, situata epidemiologjike është e qëndrueshme. /k.k/noa.al/