Transmetuar më 24-05-2020, 14:00

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i KPA-së Luan Daci. Vendimi u mor sot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Sipas argumenteve nga ana e trupit gjykues, gjyqtari u pezullua pasi ka kryer falsifikim dokumentesh.

Por sipas avokatëve të tij, pezullimi do duhet të bëhet vetëm me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ata thonë se klienti i tyre nuk ka kryer asnjë vepër penale.

“Ai nuk ka asnjë lloj vepër penale. Nuk ka pasur dhe nuk ka masë në fuqi. Kemi kërkuar procesverbalin, që fatkeqësisht nuk ekziston.

Vendimin do ta anikojmë. Jemi besimplotë se keqkuptimet do të sheshohen”, thanë avokatët e gjyqtarit. /k.k/noa.al/